Flamurtari nuk ka ndërmend të ndalet. Vlonjatët kanë prezantuar një tjetër lojtar ditën e sotme.

Kështu Stivi Frashëri është rikthyer te vlonjatët. Kuqezinjtë dhe gardiani i portës kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish mes tyre në ngjitjen e Flamurtarit në Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur klubi vlonjat në rrjetet sociale.

“Stivi Frasheri rikthehet kuqezi❤️

Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club”, thuhet në postim. Kujtojmë se për Frashërim kishte interesim edhe nga Elbasani, por ish-portieri i Kukësit ka vendosur të rikthehet në futbollin shqiptar te skuadra e Flamurtarit.

Në të kaluarën korçari ka luajtur për Kukësin, Skënderbeun, Teutën, Ballkanin, Bylisin dhe Lirinë e Prizerenit, teksa ka provuar të luajë edhe në Greqi.