Në fund oferta financiare nga Arabia Saudite ka qenë e pamundur të refuzohej. Besnik Hasi ka vendosur që të qëndrojë të paktën edhe nëj tjetër vit larg Europës dhe futbollit të rëndësishëm në kontinent, për të vazhduar në Arabinë Saudite ku një ditë më parë ka hedhur firmën e tij në kontratëbn e re që e lidh me klubin e Al Raed.

Emri i Hasit kishte qarkulluar në javët e fundit në skuadra të ndryshme, mes të cilave edhe Fenerbahçe në Turqi. Puna e mirë që ka bërë Hasi në klubin e tij në Arabinë Saudite nuk ka mbetur pa u monitoruar dhe gjigandi turk po e merrte seriozisht në konsideratë idenë e afrimit të tij për edicionin e ardhshëm.

Por klubi arab pasi insistoi që Hasi të kthehej dhe të mbyllte seoznin e lënë në mes si pasojë e shpërthimit të pandemisë duke i dërguar në Belgjikë një avion privat për ta marrë bashkë me familjen, i bëri atij një ofertë të përmirësuar financiare në krahasim me atë që kishte përfituar deri tani trajneri.

Kjo shtyu Hasin të bënte zgjedhjen për të qëdnruar dhe hodhi firmën në kontratë për të vazhduar edhe për një vit te Al Raed, duke mbetur pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite e duke shtyrë kthimin në Europë për një projekt më prestigjioz. /vipsport/