Egnatia arrin të bëjë një tjetër përforcim. Kampionët kanë prezantuar ditën e sotme futbollistin më të ri që bëhet pjesë e rrogozhinasve.

Yazan Madani do të vazhdojë karrierën e tij në Superiore, teksa me kampionët ka firmosur për 3 sezonet e ardhshme.

19-vjeçari vjen nga Arabia, ndërsa është formuar te akademia e Al Ahli.

“- Njoftim!

✍ Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur për 3 sezone me Yazan Madani. 19-vjeçari vjen nga Arabia ku është formuar tek Akademia Al Ahli”, shkruan klubi.