Tashmë është edhe zyrtare, Egnatia dhe Edlir Tetova kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Rrogozhinasit vazhdojnë kështu projektin fitues duke ‘blinduar’ trajnerin e tyre për 3 sezonet e ardhshme.
“Klub Futboll Egnatia njofton se “kampioni” ynë Edlir Tetova ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027.
Hap i rëndësishëm për vazhdimin e një projekti afatgjat të nisur 2 sezone më parë mes presidentit Agim Demrozi dhe trajnerit Edlir Tetova që ka sjell deri tani 2 Kupa të Shqipërisë dhe trofeun e titullit kampion”, njofton klubi.
Tekniku 41-vjeçar i ka drejtuar zijeshilët për plot 85 ndeshje ku regjistron 39 fitore, 23 barazime dhe humbje me 118 gola të shënuar e 84 të pësuar.