Ashtu si edhe ishte paralajmëruar skuadra e Realit të Madridit zyrtarisht kanë shkarkuar nga posti i trajnerit Juliebn Lopetegui. Spanjolli erdhi te madrilenët me shumë bujë, duke braktisur kombëtaren e Spanjës një ditë para fillimit të Botërorit, por në Madrid nuk pati suksesin që pritej të kishte.
Pas disa ndeshjeve me rezutlate negative, ndeshja e djeshme me Barcelonën në “El Classico” i vuri vulën kësaj çështje. Dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore edhe pse Lopetegui është larguar nga stoli i Realit.
Tashmë në stol ulet trajneri i Real Madrid Kastija Santiago Solari, i cili do të jetë një zgjedhje e përkohshme.
Sa i takon emrit te Antonio Contes qe thuajse u be zyrtar diten e djeshme, ne fakt duket se nuk eshte shume prane emerimit ne kete detyre.
Tashme pritet te shohim se çfare do te ndodhe ne te ardhmen. E rendesishme eshte te gjendet njeriu i duhur per ta rikthyer Realin ne nivele te larta serish.