Ardit Hila nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Elbasanit për pjesën e mbetur të sezonit. Mesfushori 32-vjeçar është huazuar në skuadrën e Prishtinës së Re në kampionatin kosovar.

Huazimin e mesfushorit e ka bërë të ditur vetë skuadra verdheblu pak orë përpara mbylljes së merkatos së janarit.

Ardit Hila në huazim tek Prishtina e Re

Njoftojmë arritjen e marrëveshjes me ekipin Prishtina e Re për transferimin e mesfushorit në formë huazimi. Ardit Hila do të jetë pjesë e klubit kosovar deri në fund të sezonit.”, shkruhet në faqen zyrtare të Elbasanit.