Ashtu siç pritej dhe ka ndodhur. Elvin Beqiri ka firmosur pasditen e sotme për Vllazninë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran i cili ka saktësuar se prezantimi i kësaj blerje para medias do bëhet ditën e enjte në orën 10.00 në zyrat e klubit. Në këtë mënyrë me marrjen e këtij futbollisti, shkon në katër numri i blerjeve kuqeblu në këtë merkato vere pas Deliç, Nallbanit dhe Begajt. Vllaznia në këtë mënyrë ka filluar të plotësohet me lojtarët e kërkuar nga ana e trajnerit Duro.

Marrja e Beqirit është një garanci e madhe për mbrojtjen për vetë përvojën që sjelle me vetë ky futbollist. Për më tepër interesant është fakti që ai ka firmosur për dy vite me skuadrën shkodrane, çka do të thotë se me shumë mundësi ai do ta mbyllë karrierën në qytetin e tij të lindjes me skuadrën e tij të zemrës, Vllazninë.
www.shkodrasport.com