Endrit Krasniqi është zyrtarisht lojtar i Suharekës. Klubi i Superligës së Kosovës ka firmos kontratë 3-vjeçare me mesfushorin.

Njoftimi i Suharekës:

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin ENDRIT KRASNIQI i cili është përforcimi ynë i ri.

SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme me shumë përvojë e së fundmi pjesë e KF Shkëndija nga Tetova e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina kampion e duke fituar kupën e superkupën e Kosovës gjithashtu kampion me FC Drita.

Endriti udhëtoi drejt Zvicrrës ku mes presidentit z.Rrustem Aliaj dhe aksionarit z.Shaqir Rrahmanaj u bë prezantimi zyrtar.

https://www.facebook.com/share/p/rTE2XN3WdeRvYFsq/