Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e kuqebluve në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran ishte në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë.
Në këtë mënyrë, 26 vjeçari që nga dita e nesërme pritet t’I bashkohet skuadrës në stërvitje. Ky padyshim që është një përforcim shumë I rëndësishëm për trajnerin Armando Cungu. Ndonëse me shumë probleme e zhurmë, merkatoja e Vllaznisë duket se ka qenë më e goditura e viteve të fundit.
© shkodrasport.com