Erkand Qerimaj është fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, i zhvilluar në muajin dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qerimaj u pozicionua i katërti në garë, por përfitoi nga përjashtimi i kundërshtarit Dimitru Kaptaru. Rumuni rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas analizave të bëra pas garës.

Lajmi konfirmohet nga vet peshëngritësi shqiptar në faqen e tij në Facebook.

Postimi i Erkand Qerimaj:

Dite e bukur sot. Krenar dhe shume i lumtur per realokimin e medaljes nga federata boterore e Peshengritjes se vendit te 3 ne bote per te rritur!