Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë që sot u shkarkua edhe Ramadan Ndreu, i cili u emërua vetëm disa ditë më parë.
“Njoftim i Klubit!
Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukesit në vend te Ramazan Ndreut , i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.
Gjoka ka dalë Kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.
Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”.
