Ashtu siç kishim paralajmeruar, Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim edhe me klubin e Erzenit, kane percaktuar stadiumin e qytetit te Peqinit per zhvillimin e ndeshjes Erzeni- Vllaznia.

Ajo do te luhet diten e shtune ne oren 14.00. Ky eshte njoftimi qe ka dale nga Sektori i Garave i ketij institucioni, i cili ka marre konfirmimin e shijakasve per fushen.

Fusha e tyre siç dihet eshte denuar nga Disiplina si pasoje e incidenteve te ndodhura ne ndeshjet e kaluar dhe jo vetem kaq. Takimi ndaj Vllaznise do te luhet edhe pa pranine e tifozeve te te dy skuadrave.

Ne kete menyre, kuptohet qe tashme nuk ka asnje justifikim per kuqeblute. Ata duhet patjeter ta fitojne kete ndeshje ndaj rivalit te tyre kryesor dhe ne kete menyre, ecin te sigurte drejt arritjes se objektivit.
© shkodrasport.com