Vllaznia zyrtarizon marreveshjen me Esin Hakaj. Ajo qe flitej gjate dites se sotme, eshte zyrtarizuar mbremjen e sotme nga ana e vete klubit shkodran.
Me lojtarin eshte rene dakord qe ai te jete pjese e kuqebluve per sezonin e ardhshem nderkohe qe firma ne kontrate dhe zyrtarizimi do te behen diten e neserme.
Ja njoftimi i klubit shkodran:
E FUNDIT
KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Firmosja e kontratës dhe prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Hakaj në këtë mënyrë rikthehet në skuadrën tonë sërish pas 5 sezonesh.
Mirë se erdhe në shtëpi Esin!