Emerimi i Haris Likes ne krye te ekipit te Vllaznise se femrave, ka detyruar drejtuesit e Basanias qe te kerkojne nje trajner tjeter per ekipin e tyre te te rriturve qe do te marre pjese edhe ne sezonin e ri ne kategorine e trete te futbollit shqiptar.

Dhe e kane gjetur. Pak minuta me pare, “Basania FC” ka zyrtarizuar edhe emrin e ti. Behet fjale per Fatjon Hasanin, trajnerin qe deri para pak kohesh ka qene pjese e Akademise Vllaznia, ndersa tani do te nise nje mision te ri. Ja çfare shkruhet ne faqen e ketij klubi per emerimin e fundit:

Basania Football Club

NJOFTIM

Në vijim të përgatitjeve shumë serioze për sezonin e ri 23/24 dëshirojmë t’ju komunikojmë zhvillimet më të reja.

Duke ju përmbajtur standarteve dinjitoze dhe ambicioze të Stafit dhe edhe të Klubit në tërësi, parime të cilat e kanë e shoqëru përgjatë të gjithë rrugëtimit të Basania FC, ashtu vijojmë me po të njëjtat standarte në përgatitjet përfundimtare për sezonin 23/24.

Me këtë rast kemi kënaqësinë t’ju bëjmë me dije se është arritur marrëveshja dhe trainer i ekipit të të rriturve të Basania FC për sezonin 23/24 do të jetë profesor Fatjon Hasani.

– Prof. Fatjon Hasanin publiku sportdashës Shkodran e njeh mirë dhe është një emër i njohur i trajningut Shkodran ku veç kontributit të tij tek Akademia e Vllaznisë pjesë të karrierës së Tij ka edhe drejtimin e Vllaznisë B dhe po ashtu edhe Vllaznia U21.

E falenderojmë prof. Fatjon Hasanin për pranimin e ofertës për bashkëpunim ku veç ekipit të të rriturve pjesë të punës kemi përcaktu edhe fokusimin akoma më të rëndësishëm edhe tek ekipet e moshave të akademisë Basania FC dhe i urojmë shumë suksese.

Shfrytëzojmë rastin të njoftojmë edhe daten e fillimit të stërvitjes për ekipin e të rriturve e cila do të jetë:
E hënë dt 28.08.2023 ora 19:00.

NUK HARROJMË

Falenderojmë përzemërsisht prof A. Simoni dhe prof H. Lika për kontributin e vyer të tyrin tek Basania FC gjatë sezonit të kaluar dhe ju urojmë suksese në vijim.

FTOJMË

Pushtetin vendor dhe të gjithë dashamirësit e sportit në zonë që dëshirojnë të vendosin edhe Ata “tullen e tyre” në rrugëtimin dhe ngritjen akoma më lart të Basania FC, jeni të mirëpritur, “Basania FC është aset publik i të gjithë zonës.

Surpriza të bukura dhe punë të mira na presin në vijim.