Fatmir Axhani pas disa vitesh larg futbollit, rikthehet serish ne pankine. Mesohet se ish- futbollisti i njohur i Vllaznise se viteve ’70 ka marre drejtimin e skuadres MFC Panthers e cila do te marre pjese ne “Sunday League”, kampionatin 9×9 qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Axhani ka punuar per shume vite me ekipet e moshave ne Shkoder, ashtu siç ka drejtuar me sukses edhe Aden e femrave duke u shpallur kampion i Shqiperise, ndersa prej pak vitesh ka qene pushim.
Megjithate pasioni i tij per futbollin eshte i madh dhe si rrjedhoje, e ka pranuar oferten e drejtuesve te “MFC Panthers” per te marre drejtimin e ketij ekipi. Synimi eshte qe ata te jene pretendente ne sezonin e ri per fitimin e titullit kampion.
Ne keto rrethana, patjeter qe duhej nje trajner kampion ne pankine dhe prandaj ia kane besuar ate Axhanit. Kujtojme qe kampionati 9×9 “Sunday League” fillon neser, nderkohe qe ekipi shkodran “MFC Panthers” do ta luaje ndeshjen e tij te pare diten e marte ne oren 20.00 ne kompleksin sportiv “Alias” te Tiranes.
Dhe per kete arsye, Fatmir Axhani padyshim qe do te kerkoje ta nise me fitore kete aventure te re ne krye te te vetmit ekip shkodran qe merr pjese ne kete kampionat ne mes 36 ekipeve pjesmarrese.
Maringlen ZHIVANI