Nuk kanë fund largimet nga Tërbini gjatë kësaj merkato janari. Skuadra pukjane përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me Samet Gjokën.
Mesfushori prej një sezoni ishte pjesë e Tërbunit, por tashmë do të largohet si lojtar i lirë për të gjetur një tjetër ekip. Largimi i Gjokës është i 5-të për Tërbunin në këtë merkato pasi më parë janë larguar Kaloshi, Muratin, Shtamën dhe Alcani, ndërsa afrimi i vetëm është Jurgen Peqini.
Postimi i Tërbunit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me mesfushorin, Samet Gjoka pas një sezoni. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Sametin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere!