Tashmë është zyrtare, Andre Agostinelli nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit. Disfata e ditës së sotme ndaj Pogradecit në shtëpi me shifrat 2-1 ka rezultuar fatale për trajnerin italian.
Largimin e Agostinellit e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat përmes një postimi në faqen zyrtare. “Zyrtare ! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.
Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.”, shkruan ekipi vlonjat.
Ndërkohë vendin e tij do ta marrë, Artim Pollozhiani. Ai vjen te klubi kuqezi pas aventurave të tij si asistent te Partizani dhe te Ballkani. Madje tek këta të fundit ka mbajtur edhe rolin e trajnerit të parë.