Dje u luajt dhe java e 38-ë e kampionati francez Ligue 1. Kjo javë vlente për sulmuesin e PSG-së Kylian Mbappe, i cili ishte në garë për të fituar “Këpucën e Artë” me superyllin Lionel Messi.
Kampionët e Francës i dhanë këtij sezoni duke u mundur me rezultatin 3-1 nga Reimsi i sulmuesit të Kosovës Arbër Zeneli.
Kampioni i botës Mbappe realizoi golin e 33-ë personal këtë vit, por zyrtarisht fituesi i “Golashënuesit më të mirë të sezonit 2018/2019” shpallet zyrtarisht argjentinasi fituesi i “Këpucës së Artë” për herë të gjashtë në karrierë me 36 gola.
“Pleshti” ka ende mundësi të shënojë këtë sezon pasi do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias.
