Talenti i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Henri Hysenagolli, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa ka firmosur me skuadrën spanjolle të Leganesit.

I lindur në SHBA, mesfushori ka qenë pjesë e akademisë së Nju Jork Euro, ndërkohë që është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekip në Ligën e Dytë amerikane.

Hysenagolli ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre.

Shumë i lumtur është shfaqur talenti shqiptar për këtë lëvizje, teksa tashmë shpreson t’i japë një ndihmë të madhe ekipit, që militon në la Liga2 në Spanjë.