Alain Girese nuk është më trajner i Kosovës dhe pak minuta më parë, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata njofton se kjo ishte një marrëveshje e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit, teksa rezultatet kanë qenë negative. Në 4 ndeshjet e para eliminatore, Kosova njeh 3 barazime dhe 1 humbje duke mos treguar asgjë për të provuar kualifikimin.

KOMUNIKATA E FEDERATËS:

20 qershor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.