Vllaznia. Po bëhet e bezdishme kjo gjë mesa duket. Fillimisht doli çështja e Bozhoviç. Ai ndonëse kishte hedhur firmë në parakontratë me presidentin Çela të Vllaznisë, firmosi zyrtarisht në Austri me Listenau. Drejtuesi I lartë I klubit shkodran e shpjegoi këtë gjë me një leje që vetë ai I kishte dhënë këtij lojtari për të firmosur ngaqë kontrata e ofruar nga austriakët ka qenë shumë herë më e lartë nga ana financiare sesa ajo që do merrte tek Vllaznia. Çela megjithatë siguronte se dy futbollistët e tjerë malazezë që kishin firmosur edhe ato parakontrata, Burzanoviç dhe Novoviç, nuk bëhej fjalë të largoheshin nga skuadra shkodrane. Megjithatë vetëm pak ditë më vonë tashmë del në skenë largimi I mundshëm I një tjetër futbollisti. Novoviç ka qenë në bisedime me moldavët e Dacia Kisinaut dhe nga sa është shkruar mbrëmë, ka firmosur për ta. Sot duhet të presim një reagim zyrtar nga ana e klubit Vllaznia, nëse është e vërtetë kjo gjë apo jo.
Lojtari. Burime pranë Novoviç bëjnë të ditur se ai vërtetë ka qenë në bisedime me Dacian megjithatë kalimi I tij nuk mund të quhet punë e kryer sepse nuk ka rënë krejt dakord për anën financiare të kontratës. E habitshme kjo sesi një futbollist që e mban veten për profesionist mund të hyjë në bisedime me një klub tjetër përderisa vetë ai, pa e shtrënguar askush, erdhi në Shkodër dhe firmosi me Vllazninë. Pikërisht për këtë, drejtuesit e klubit shkodran duhet të reagojnë njëherë e mirë në lidhje me këtë situatë të krijuar e cila ka sjellë jo pak pështjellim në kampin kuqeblu.
www.shkodrasport.com
Faksimile e portalit malazez qe zyrtarizon kalimin e Novoviç tek Dacia