Tani është zyrtare. Federata e Futbollit të Irlandës ka njoftuar se John O’Shea do të drejtojë ekipin kombëtar të Irlandës në mënyrë të përkohshme për dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare kundër Belgjikës dhe Zvicrës në mars. Ish-lojtari i Manchester United pason në detyrë Stephen Kenny-n.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i tij në këtë post do të jetë për një kohë më të gjatë:

“Shoqata e Futbollit të Irlandës ka emëruar John O’Shea si trajner të përkohshëm të ekipit kombëtar të meshkujve. O’Shea do të drejtojë kombëtaren në mënyrë të përkohshme për dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare kundër Belgjikës dhe Zvicrës në mars.”

John O’Shea, i cili ka realizuar 118 paraqitje për Irlandën dhe është i treti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave. Ai ishte asistent i Stephen Kenny-t dhe duke punuar si ndihmësmenaxher i Jim Crawford te U-21. O’Shea gjithashtu ka përvojë stërvitore në futbollin vendas me Reading, Stoke City dhe, së fundmi, me Birmingham City-n”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë zhvillim të fundit, O’Shea tha: “Jam i kënaqur që kthehem në stafin e trajnerëve të meshkujve si trajner i përkohshëm për dy miqësoret ndërkombëtare kundër Belgjikës dhe Zvicrës. Do të jetë një nder i jashtëzakonshëm. Gjithmonë kam pasur krenari të pamatë për të përfaqësuar vendin tim, qoftë gjatë karrierës sime si lojtar apo, së fundmi, si pjesë e stafit stërvitor.”