Pas gati dy muajsh stervitje me Vllaznine, mesfushori Elvir Maloku nuk do te firmose me kete skuader gjate janarit dhe nuk do te behet pjese e kesaj skuadre.
Lajmi ka qarkulluar prej dy ditesh ne media pa u bere te ditur edhe shkaqet e largimit te tij. Dhe ne fakt largimi i Malokut eshte konfirmuar diten e sotme edhe nga vete sponsori Alban Xhaferi.
Ky i fundit ne nje prononcim te dhene per “RTSH Sport” ka bere te ditur se me Malokun nuk eshte rene dakord per kushtet e kontrates dhe si rrjedhoej me te nuk do te arrihej asnje akord ne vijim.
Ne kete menyre, nje nga pistat e mundshme te merkatos se Vllaznise, pikerisht ajo e mesfushorit tashme ka rene poshte, ndonese ai u stervit per gati dy muaj ne Shkoder.
Lojtari me origjine shqiptare qe ka lindur dhe eshte rritur ne Kroaci, pat luajtur edhe 3 ndeshje me kombetaren U21 te Shqiperise nderkohe qe deshironte te luante ne Kategorine Superiore.
Por kjo per momentin nuk do te jete e mundur, te pakten te Vllaznia sepse nuk pati nje marreveshje perfundimtare me drejtuesit e saj./SHKODRA-SPORT.COM/