Tashmë është zyrtare. Valdet Rama prezantohet te Kukësi. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka zyrtarizuar kalimin e tij te klubi verilindor, ku ka firmosur për pjesën e mbetur të sezonit, dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Mesfushori 31 vjeçar ka firmosur me nënkampionët e Shqipërisë, pas thuajse 2 vitesh pushim. Rama ka një karrierë të madhe jashtë vendit, ku kulmi i tij ishte në Segunda Divizion në Spanjë me skuadrën e Valladolid.
Me kombëtaren shqiptare, Rama është grumbulluar në 15 takime, duke shënuar dhe 3 herë. Tashme duhet pare se çfare do te jape per ekipin e Kukesit.
Por perpara kesaj, trajneri Cungu me siguri qe do te shohe edhe gjendjen fizike te ketij lojtari, para se te vendose se kur do te jete i gatshem per te luajtur.