Pas pervojes se meparshme ne Zvicer e Luksemburg, volejbollistja lezhjane Sara Hasku ka zgjedhur nje shtet tjeter per te vazhduar karrieren e saj. Kete here ajo do te luaje ne Çeki teksa ka firmosur me ekipin Stember.
Lajmi eshte bere i ditur nga vete ky i fundit i cili i ka kushtuar nje vemendje maksimale ketij perforcimi. Ish- volejbollistja e Vllaznise do te zere vendin e amerikanes Olivia Kofie e cila u demtua dhe e kishte te pamundur te rikuperohej. Per kete arsye, drejtuesit e skuadres çeke e kane zevendesuar me lojtaren e kombetares shqiptare.
“Besoj se kam marrë vendimin e duhur për të shkuar këtu”- eshte shprehur fillimisht ajo per faqen zyrtare te klubit e me pas ka vazhduar: “Jam shumë e lumtur për ofertën nga Çekia. Këto janë përvoja dhe emocione të reja për mua dhe mezi pres të fillojë sezoni. Gjatë bisedave me menaxherin dhe më pas kur kontaktova me trajnerin, më dukej një ekip shumë i mirë dhe dëgjova shumë fjalë të mira për të.
Qëllimi im është të jap maksimumin në fushë për klubin dhe të tregoj se çfarë mund të bëj. Unë pres që ekipi ynë të jetë një ekip i mirë, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo mund të na ndihmojë të fitojmë.
Unë kurrë nuk kam qenë në Republikën Çeke dhe nuk kam takuar kurrë ndonjë çek. Jam shumë kurioze për kulturën tuaj. Besoj se kam marrë vendimin e duhur kur erdha këtu në këtë vend”./SHKODRA-SPORT.COM/