Gjërat nuk kanë ndryshuar.Ashtu siç ishte thënë, sonte është bërë realitet firmosja e kontratës për sulmuesin malazez Ivan Jabllan. Ai mesditën e sotme ka patur një takim me presidentin e ekipit të tij, Llovçen të Cetinjës të cilit I ka kërkuar ta lërë të lirë të largohet për tek Vllaznia dhe pas shumë diskutimesh, kjo është bërë realitet. Menjëherë pas kësaj, ai ka marrë rrugën për në Shkodër teksa është takuar me drejtuesit e lartë të klubit shkodran. Takimi është bërë në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Ritvan Troshani dhe pasi janë biseduar të gjitha pikat e kontratës, në orën 20.00 pastaj është bërë edhe hedhja e firmës në kontratë para noterit.

Lojtari ka qenë i shoqëruar nga gazetari i mirënjohur shkodran Ymer Striniqi që ka luajtur rolin e ndërmjetësit për ta sjellë këtë sulmues- race në Shkodër. Nga sa bëhet e ditur, Jabllan ka firmosur për kuqeblutë deri në fund të këtij sezoni. Nëse gjërat ecin mirë gjatë kësaj periudhe, palët mund të bien dakord për ta shtyrë edhe për një sezon tjetër kontratën. Jabllan ka premtuar se do bëjë më të mirën për Vllazninë për ta ndihmuar atë në problemet që ka patur me sulmin dhe golat dhe fakti që ai është një goleador i lindur, të bën të shpresosh se gjërat do shkojnë mirë për kuqeblutë.

www.shkodrasport.com