Kampionati i kategorisë së parë ka startuar sot dhe përveç Vllaznisë, një tjetër skuadër veriore do të marrë pjesë në të.

Bëhet fjalë për Veleçiku e Koplikut e cila merr pjesë edhe ajo në këtë kampionat.

Por për përfaqësuesen e Malësisë së Madhe problem ka qenë gjetja e një fushe për t’i zhvilluar ndeshjet e kampionatit, ngaqë ajo e kompleksit “Duli” nuk është liçensuar nga FSHF.

Nga sa mësohet, krerët e klubit kanë arritur një akord me drejtuesit e Bashkisë Shkodër për t’i luajtur ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ndeshjen e parë në këtë fushë Veleçiku do ta luajë të shtunën e ardhshme duke pritur ekipin e Vorës, rivalin kryesor të tij sezonin e kaluar në kategorinë e dytë.
© shkodrasport.com