Kampionati kombëtar i “Abissnet Superiore” po shkon drejt fundit dhe tashmë kanë mbetur edhe 5 ndeshje për të zyrtarizuar edhe skuadrën kampione të vendit për sezonin 2024-2024, skuadrën e vendit të dytë dhe të tretë e të katërt e po ashtu edhe për skuadrën që do të sigurojë qëndrimin në Superiore përmes ndeshjes së play-out.
Ndërkohë gazeta “Shkodra Sport” mëson se shorti i turit gjysmëfinal të “Final 4” do të hidhet paraditen e nesërme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe katër skuadrat pjesmarrëse në të, do të mësojnë emrin e kundërshtarit.
Njëkohësisht, gazeta ka mësuar edhe datat e ndeshjeve të fazës më interesante të kampionatit. Kështu, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 4 maj në “Arena Kombëtare”. Ndeshja e dytë ndërkohë do të luhet 24 orë më vonë, pra më 5 maj.
Ndeshja për vendet 3-4 do të luhet më 9 maj, ndërsa sfida e shumëpritur për titullin kampion do të luhet më 12 maj, ditë dhe kur do të mësohet se kush do të jetë skuadra kampione e këtij sezoni. Egnatia, Vllaznia, Dinamo apo Partizani? Kjo mbetet për t’u mësuar.(www.shkodrasport.com)
Datat e “Final 4”:
Gjysmëfinalja e parë – 4 maj
Gjysmëfinalja e dytë- 5 maj
Vend tretë- katërt: 9 maj
Finalja: 12 maj