Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.

Faruk Koca, i cili tashmë është arrestuar, tha se ishte i pikëlluar me atë çfarë kishte bërë. Ndërsa Meler ishte shtrirë në tokë, ai gjithashtu u godit me shkelm në kokë të paktën një herë. Koca ka bërë të ditur dorëheqjen e tij përmes një deklarate në faqen e klubit.

“Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer”, thuhet në reagimin e tij.

“Fushat sportive duhet të jenë vendi i konkurrencës xhentëlmenësh. Çdo qëndrim që hedh hije mbi lojën e ndershme, duke përfshirë edhe timin, nuk duhet të jetë i pranishëm në stadiume”.

Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk është në gjendje të rëndë. /Telegrafi/