Ndryshe nga Herald Marku dhe Bojan Zogoviç qe kishin rene dakord parimisht ne fillim por me pas nuk arriten dot te gjenin akordin per firmosjen e kontrateve te reja me Vllaznine, mbrojtesi Marko Juriç e ka gjetur gjuhen e perbashket me drejtuesit.

Si rrjedhoje, klubi shkodran ka bere te ditur se me mbrojtesin eshte rene dakord dhe firmosur kontrata e re qe do ta lidhe ate me Vllaznine edhe per nje sezon tjeter.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka shtyrë bashkëpunimin me futbollistin Marko Juriç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu edhe për një sezon tjetër”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.

Ne kete menyre, reparti i mbrojtjes se Vllaznise qe ishte me problematiku si rrjedhoje e largimeve te disa lojtareve, tashme ka nisur te marre forme. Bashke me Juriç, pjese e skuadres jane edhe maqedonasi Cheshmedjiev, Hakaj, Smajli, Dragoshi, Spahija, por edhe Sala./SHKODRA-SPORT.COM/