Juventusi ka zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të trajnerit Tiago Mota, edhe pse vetëm pak ditë më parë i kishte dhënë besim të plotë atij për të vazhduar projektin. Në klubin bardhezi kanë vendosur të ndryshojnë kurs, duke parë se tashmë edhe ekipi dhe opinioni ishte plotësisht kundër tij.
“Juventus FC komunikon se ka larguar Tiago Mota nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve.
Klubi falënderon Tiago Motën dhe gjithë stafin e tij për profesionizmin e treguar dhe për punën e kryer në këto muaj me pasion dhe përkushtim, duke i uruar më të mirën për të ardhmen.
Juventus FC komunikon gjithashtu se i ka besuar ekipin e parë të meshkujve Igor Tudorit i cili do të drejtojë nesër stërvitjen e parë”, shkruhej në njoftimin e Juventusit që zyrtarizoi ndryshimin në pankinë.