Juventusi ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Ashtu siç u paralajmërua nga gazetari italian Fabricio Romano, ish-futbollisti legjendar i Milanit dhe Juventusit Andrea Pirlo është emëruar në krye të kampionëve të Italisë.
“Zonja e Vjetër” konfirmoi në një njoftim të fundit se Pirlo ka firmosur për dy vite.
Emërimi i 41-vjeçarit në krye të kampionëve të Italisë vjen pas 10 ditësh kur klubi i besoi drejtimin e të rinjve të Juventusit
Faqa zyrtare e kampionëve të Italisë ka zbardhur marrëveshjen e kryer, ndërsa është firmosur një kontratë dy-vjeçare. Nga Maestro në Mister, kështu është mënyra sesi e përshkruajnë Pirlon që i jepet një besim i madh për ta nisur karrierën e re nga Juventusi.
Kjo është prova e parë e vërtetë për këtë ish-mesfushor që ka qenë gjeni në kohën kur luante në fushë, por tashmë pritet të shihet sesi do të jetë në rolin e trajnerit.