Lamine Yamal shpallet zyrtarisht fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2024. Çmimi i dhurohet lojtarit më të mirë në Evropë të moshës nën 21 vjeç , dhe jepet çdo vit nga Tuttosport, gazetë me bazë në Torino.

Yamal, i cili ishte favorit me shanse për të marrë çmimin, është konfirmuar si fituesi i çmimit kryesor Golden Boy për vitin 2024.

Triumfi i tij vjen pas një viti spektakolar për klubin dhe vendin, i cili kulmoi me një fitore në EURO 2024 me Spanjën gjatë verës.

Sensacioni adoleshent festoi ditëlindjen e tij të 17-të në mes të turneut.

Yamal doli në krye të listës së ngushtë me 25 lojtarë që përfshinte emra si Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho, Kenan Yildiz, Samuel Mbangula, Endrick dhe Arda Güler.