Pas Arlind Qerpikut, edhe nje tjeter futbollist shkodran do te luaje ne sezonin e ri per ekipin e Lirise se Prizrenit. Behet fjale per mesfushorin Klaudio Leka.
Lojtari qe ka mbajtur shiritin e kapitenit sezonin e kaluar tek Vllaznia U21, tani do ta vazhdoje karrieren e tij ne Kosove. 21 vjeçari diten e djeshme ka firmosur me skuadren Liria e Prizrenit per nje sezon, me te drejte te zgjatjes se kontrates edhe per nje sezon tjerer.
“Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar qe disa jave me pare per nje largim te mundshem te ketij lojtari teksa nuk i kane munguar ofertat, por ai ka vendosur te luaje ne Prizren.
Tashme çdo gje eshte zyrtare dhe gazeta i uron fat ne rrugetimin e tij te ri. Padyshim qe ai ka shume mundesi nga arsenali i tij per te treguar ne fushen e lojes dhe kete gje do ta beje me se miri duke luajtur me fanellen e Lirise.
Kjo e fundit pritet qe ne sezonin e ri te jete nje nga ekipet pretendente per t’u ngjitur ne Superligen e Kosoves dhe per kete arsye, jane duke bere disa perforcime cilesore, nje prej te cileve eshte edhe ky i Klaudio Lekes.
Marinela MATIJA