Një lajm shumë i rëndësishëm ka ardhur ditën e sotme nga skuadra e Bylisit. Xhoeli Maçoli nuk do të jetë më futbollist i ballshiotëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, me lojtarin që del i lirë vetëm pak ditë para e të mbyllet zyrtarisht merkatoja. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë, ndërsa i urin suksese në vazhdim.
“Njoftim!
FK BYLIS bën me dije se, pas përfundimit të kontratës, mesfushori Xhoeli Maçolli nuk do të jetë më pjesë e familjes bardhekuqe. Maçolli mbajti veshur fanelën e klubit tonë për 5-sezone.
FK BYLIS e falënderon për kontributin dhe i uron suksese në vijimin e karrierës!” ka shkruar klubi ballshiot.
Kujtojmë se 23-vjeçari u bë pjesë e Bylisit në verën e viti 2020 dhe tashmë largohet pas thuajse 5 sezonesh. Sezonin e kaluar madje mbajti edhe shiritin e kapitenit dhe udhëhoqei skuadrën drejt rikthimit në Superiore, por këtë sezon nuk ia dooi të fitonte besimin e stafit teknik.
Por nderkohe pak minuta me pare, ka qene klubi Teuta qe ka zyrtarizuar firmen me kete futbollist teksa shkruan:
“Mirësevjen Xhoele Maçolli!
KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mefushorin Xhoele Maçolli. Mesfushori i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Bylisit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Maçollit në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.