Karim Benzema i dha fund aventurës 14 vjeçare me Real Madridin duke dalë kështu një lojtarë i lirë.
Pas kësaj futbollisti francez mori vendimet për të ardhmen e tij duke kaluar tek kampionët në fuqi të Arabisë Saudite.
Al- Ittihad është skuadra ku do të luajë 35-vjeçari deri në vitin 2026.
Tashmë ai do të rivalizojë ish-shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo aktualisht është pjesë e Al-Nassr dhe pritet që sezonin e ardhshëm të kemi një rivalitet të fortë mes ekipeve.