Çarls Atsina është zyrtarisht futbollist i Kastriotit. Sulmuesi ganez kishte gjetur marrëveshjen me klubin krutan dhe sot është zyrtarizuar, pasi ka firmosur kontratën që do ta mbajë për një sezon në Krujë.

Sulmuesi 29-vjeçar e nisi me Vllazninë sezonin e shkuar, duke shënuar 2 gola në Kukës, por në pjesën e dytë të sezonit u shpall i panevojshëm te Vllaznia.

Situatë e ndërlikuar, me sulmuesin që kishte kontratë sezonale, ndaj Atsina mbeti pa futboll për disa muaj, ndërsa tani firmos te Kastrioti, ku pritet të jetë titullar në sulm, pasi eksperienca nuk i mungon, duke qenë se ka luajtur në Itali, Spanjë e deri në Lituani e Finlandë, edhe pse jo në nivele të larta.

Ndërkaq, Kastrioti ka firmosur edhe me dy malazezë: mbrojtësin Nikola Stijepoviç dhe sulmuesin Igor Poçek.

I pari është një goditje e shkëlqyer në teori, sepse bëhet fjalë për një mbrojtës 24-vjeçar, ish-anëtar i Malit të Zi U21 dhe lojtar kyç të Sutjeska prej 7 vitesh, duke fituar edhe tre tituj kampionë.

Vetëm sezonin e fundit Stijepoviç pati një problem që e la jashtë nga shtatori deri në mars, ndaj kalimi në Shqipëri duket edhe si një tentativë për të kapur sërish maksimumin duke luajtur rregullisht./sport-ekspres/