Kupa e Botës, “Katar 2022”, do të nisë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë pasi vendi pritës Katari do të hapë turneun me ndeshjen ndaj Ekuadorit, që do të luhet më 20 nëntor, në orën 19:00.

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut janë afruar me një ditë me një vendim unanim të marrë sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00, më 21 nëntor.

Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të kahershme të shënimit të fillimit të Kupës së Botës me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë, ku zbresin në fushë ose vendi organizator, ose kampionët në fuqi.

Pikerisht per shkak te ketij evenimenti shume te rendesishem, siç eshte bere e ditur, te gjithe kampionatet e futbollit ne te gjithe vendet e botes do te nderpriten gjate periudhes se zhvillimit te Boterorit.