Pas pak ditesh pritet te startoje kampionati i kategorise se trete ne futbollin shqiptar dhe siç kemi bere te ditur, nje nga ekipet pjesmarrese ne sezonin e ri eshte edhe ai i KF Shiroka.

Ekipi ka kohe qe ka nisur pergatitjet dhe tashme eshte i kompletuar ne te gjitha drejtimet dhe me objektiva te qarta per t’u shpallur kampion dhe per t’u ngjitur nje kategori me lart ne sezonin e ri. Trajner do te jete Fatmir Axhani, ndersa ndihmes Valmir Kurti dhe trajner portieresh Bujar Celufaj.

Nderkohe diten e sotme vete klubi ka prezantuar zyrtarisht edhe skuadren e sezonit te ri. Keshtu tre portieret e kesaj skuadre do te jene Xhorxho Lukaj, Brigert Masinji dhe Henri Çela. Ne repartin e mbrojtjes stafi teknik do te kete te gatshem futbollistet. Amos Twum, Rinor Peku, Irlind Zaja, Oltion Drabeja, Kingsley Osinachi, Aleksander Kometa dhe Umar Aminu.

Per mesfushen jane perzgjedhur per te qene pjese e kesaj skuadre futbollistet Isacc Amponsah, Klevis Bebeziqi, Mersian Muliu, Vincent Barido, Klaudio Kodra, Samuel Asllani, Rei Boshti, Cyril Ejike dhe Eldrin Çela.

Ndersa ne sulm do te jene Albi Shpuza, Gabriel Olamide dhe Daniel Nchewi. Synimet e KF Shiroka jane ngjitja nje kategori me lart, megjithate do te jene ndeshjet e kampionatit qe starton pas pak ditesh te cilat do ta tregojne me se miri kete gje./www.shkodrasport.com/