Klubi i Kategorisë së Parë, Egnatia, i ka befasuar të gjithë, teksa ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Artan Bano.
Kur të gjithë mendojnë për rifillimin e kampionatit, i cili në Kategorinë e Parë është planifikuar më 7 qershor, Egnatia jep lajmin për largimin e trajnerit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubit, të cilët e njoftojnë këtë në faqen e tyre zyrtare, ku shkruajnë: “Egnatia dhe trajneri Artan Bano kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Egnatia i uron suksese trajnerit Artan Bano në të ardhmen duke e falënderuar për punën e palodhshme të bërë deri më tani.”
Nuk dihen ende shkaqet pse erdhi kjo mbyllje e bashkëpunimit, por tani e sigurt është që Egnatia në rifillimin e kampionatit do të jetë nën urdhrat e një trajneri tjetër.
Kujtojmë se Bano e mori drejtimin e klubit në tetorin e vitit të kaluar, ku zëvendësoi të larguarin Ndriçim Kashami.