Aksionet e klubit të Lushnjës janë zyrtarisht në shitje, pasi Bashkia ka miratuar nxjerrjen në ankand. Hapi i dytë dhe final do të jetë ai i pranimit të ofertave.

Lajmin e ka bere te ditur gazetari i njohur sportiv Ervin Sina, njekohesisht edhe anetar i Keshillit Bashkiak te ketij qyteti. Ai shpreson shume qe procesi i shitjes te jete serioz dhe ky klub te perfundoje ne duar te sigurta

“Nga sot zyrtarisht kuotat e aksioneve të Shoqërisë Aksionare “K.F. Lushnja 1930” janë në treg. Natyrisht duke përjashtuar stadiumin dhe terrenet bashkëkohore sportive që mbeten në pronësi publike të “Bashkia Lushnje”! Prej disa vitesh unë dhe zëra të tjera kërkuam që futbolli lushnjar të futej në një proces të tillë, marrë shkak edhe nga rezultatet sportive jo të mira të ekipit të parë dhe të grupmoshave!

Sikurse e evidentova edhe në Keshilli Bashkiak Lushnje, tani vjen puna më e vështira; të mos ketë ngutje në finalizimin e shitjes së aksioneve, duke kërkuar një individ apo sipërmarrje me një projekt të besueshëm dhe serioz! Një gjë është e sigurtë: Lushnja është një terren fantastik për këdo që do të lëvrojë me pasion e përkushtim një biznes sportiv falë traditës, dashurisë së lushnjarëve për futbollin dhe terreneve perfekte të saporikonstruktuara ( të cilat mund të jepen në përdorim nga bashkia Lushnjë). Shpresoj të bëhet më e mira për të gjigjë komunitetin e sportit në Lushnjë!