E kërkonin disa klube në Seria A, por te Brescia e kanë planin e qartë dhe Emanuele Ndoj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një nga pikat më të forta për t’u kthyer në Serie B.
Në sezonin që u mbyll ai luajti rregullisht sidomos në pjesën e dytë të kampionatit, teksa pati edhe vlerësime të shumta nga specialistët.
Sassuolo dhe Sampdoria janë dy klubet që u lakuan si të interesuara për mesfushorin mirditor, por pa tre milionë euro Brescia nuk heq dorë.
Që Ndoj është një lojtar i rëndësishëm faktohet edhe nga oferta e re që iu bë për rinovimin e kontratës dhe që u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së re mes palëve.
“Brescia është e lumtur të njoftojë se është arritur marrëveshja me Emanuele Ndojin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022.
21-vjeçari vendosi të qëndronte edhe pse kishte oferta nga skuadra të tjera. Emanueles i urojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen me fanellën e “dallëndysheve”, shkruan klubi italian, që garon në Serie B.