Ashtu siç pritej, Frederik Veseli i ka dhënë lamtumirën futbollit italian dhe është transferuar në atë francez. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, në ditë ne fundit të merkatos ka gjetur akordin për t’u larguar nga skuadra ku kishte arritur të debutonte edhe në Serinë A, për të firmosur ne një klub i cili aktualisht po përballet me probleme të mëdha.

Veseli është dhënë në formë huazimi me të drejtë blerje deri në fund të sezonit te skuadra e Le Mansh në kampionatin francez, një klub i cili për momentin gjendet në Ligën e dytë franceze dhe që po lufton për të mbijetuar.

Pikërisht kohëzgjatja e qëndrimit të Veselit në Francë ka lidhje me mbijetesën apo jo të Le Mansh në Ligën 2, pasi blerja e kartonit të tij bëhet automatike nëse klubi siguron qëndrimin në këtë nivel.

Zytarizimi u bë në darbë nga klubi i Empolit i cili u nda kështu nga një prej lojtarëve më të vjetër që i kishte mbetur në përbërje dhe një prej zëvendëskapitenëve të skuadrës. /vipsport/