Kristjan Asllani ende nuk e ka arritur kulmin e tij tek Interi, sepse nuk konsiderohet titullar, por kampionët në fuqi të Italisë kanë besim absolut te mesfushori i kombëtares shqiptare.

Asllani ka përfituar një rinovim kontrate në Milano deri në vitin 2028, lajm i postuar para pak minutash në rrjetet sociale të klubit zikaltër. Legjionari kuqezi konsiderohet zëvendësues i Hakan Calhanoglu.

Në ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Monza-s, Asllani e nisi nga minuta e parë. Kjo tregon se trajneri Inzaghi ka besim tek ai dhe po i jep kohën e duhur të arrijë ritmin e shokëve të skuadrës.