Klubi i Mançester Junajtid sapo ka zyrtarizuar Kristiano Ronaldon si futbollistin e tij të ri. Klubi anglez ka bërë të ditur se ka arritur akordin me lojtarin dhe Juventusin ndërsa është në pritje të vizitave mjekësore të tij.

“Mançester Junajtid është i lumtur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Kristiano Ronaldos, në varësi të arritjes së marrëveshjes personale, vizës dhe vizitave mjekësore.

Kristiano, fitues pesë herë i “Topit të Artë”, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve FIFA, shtatë tituj kampion në Angli, Spanjë dhe Itali, si dhe Kampionatin Europian me Portugalinë.

Në eksperiencën e tij të parë për Mançester Junajtid, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje.

Të gjithë në klub presin me padurim të mirëpresin Kristianon përsëri në Mançester”, shkruhej në njoftimin e klubit.