Kishte disa ditë që flitej megjithatë dje është zyrtarizuar. Mesfushori shkodran Arsid Kruja nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak që përmes faqes së tij zyrtare e ka bërë publik një “divorc” me këtë futbollist.

“Klubi i Futbollit Teuta falenderon Arsid Krujën për gjitha ka dhënë me fanellën e Teutës gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim”- shkruhet aty.

Kruja e filloi mbarë sezonin, duke qenë titullar në tre takimet e para të Teutës në Superiore, por më pas sulmuesi i krahut nuk u përzgjodh më kurrë si titullar dhe gjatë tre muajve të ardhshëm, u aktivizua vetëm pesë herë si zëvendësues.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se po i studion të gjitha mundësitë dhe brenda pak ditësh do të zgjedhë ekipin e ri me të cilin do të vazhdojë karrierën. Nuk përjashtohet mundësia që ai të lëvizë edhe jashtë Shqipërisë.
© shkodrasport.com