Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.
Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominote e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën. Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.
Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.
KUKËSI 0-2 TEUTA
45′ Daci, 89′ (p) Boçi