Java e 16-te e Superliges luhet fundjaven e ardhshme dhe ndeshjet e saj do te jene te ndara serish ne tre dite. Ato do te nisin pikerisht me nje supersfide, ate ne mes Kukesit dhe Skenderbeut.
Në njoftimin në lidhje me kalendarin e javës së 16, FSHF bën me dije se takimi mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e premte në orën 18:00, por problemi lidhet me orarin.
Nëse ndeshja luhet në 18:00, atëherë Kukësit i duhet patjetër një stadium me drita, por verilindorët duket se e kanë gjetur stadiumin për ndeshjen e radhës.
Ka patur dyshime se kjo ndeshje do te luhej ne Kamez por ne fakt mesohet tjeter gje. Ndeshja Kukesi- Skenderbeu do te luhet te premten ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Kjo behet e ditur nga punonjesit e ketij stadiumi te cilet jane njoftuar nga FSHF per ta bere gati kete impiant sportiv per kete ndeshje qe do te luhet pra te premten ne oren 18.00.
Me perfundimin e ndeshjeve nderkombetare, ne te filloi te luante edhe Vllaznia nderkohe qe tashme aty do te luaje edhe Kukesi takimin e rradhes ndaj korçareve.
© shkodrasport.com