Kombëtarja e Turqisë ka shkarkuar trajneri Mircea Lucescun vetëm një mua para fillimit të eleminatoreve të EURO 2020. Trajneri rumun mori drejtimin e skuadrën në vitin 2017 dhe pas rezultateve negative është shkarkuar.

Është vet Federata e futbolli në Turqi që ka publikuar lajmin për shkarkimin e Lucescut nga drejtimi i Kombëtares. Kujtojmë që Turqi është kundështari jonë i parë në eleminatorët që do të zhvillohen në mars.

“Pas një takimi të zhvilluar sot mes bordin drejtues të Federatës dhe trajnerit Mirçea Luçesku, u vendos ndërprerja e marrëveshjes me mirëkuptim mes palëve.

Federata Turke do të dëshironte të falënderonte Mirçea Luçeskun për punën që ka bërë me ekipin kombëtar dhe me gatishmërinë për të punuar me emra të rinj për të ndërtuar një ekip për të ardhmen. Ne do të dëshironim t’i uronim sukses në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e Federatës.

“Mendoj se kam përfunduar punën për të rinuar ekipin e Turqisë dhe kemi arritur në destinacionin e kërkuar. Ndaj para fillimit të eliminatoreve vendosëm bashkërisht që t’i hap rrugën trajnerit të ri”, ishin fjalët e Luçeskut duke komentuar këtë largim nga detyra.