Laçi ka nisur të bëjë kështu afrimet e para në skuadër. Para pak minutash kurbinasit kanë prezantuar afrimin e parë të merkatos.

Drejtuesit kanë firmosur me një mbrojtës, i cili vjen nga Nigeria. Bëhet fjalë për Samuel Opeh, i cili luan në qendër të mbrojtjes. Kështu 25-vjeçari nis aventurën e tij të bardhezinjtë, teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e Armando Cungut.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Samuel Opeh.

Futbollisti nga Nigeria e ka nisur karrierën në vendlindje, ku ka luajtur me Ace FA dhe Ëarri Ëolves FC, për t’u aktivizuar më pas edhe në Uzbekistan te FK Oqtepa dhe Loko Tashkent.

I urojmë suksese Samuel me fanellën bardh e zi!”, shkruhet në postimin e klubit.